Përzgjedhësi i Kosovës, Albert Bunjaku ka dhënë mendimin e tij pas zyrtarizimin të grupit.
Kosova është në Grupin I kualifikues për Botërorin “Rusia 2018”, dhe për kundërshtarë do të ketë Turqinë, Kroacinë, Islandën, Finlandën dhe Ukrainën.
Edhe pse në grupin e Kosovës, luajnë katër kombëtare që janë në Evropian, përzgjedhësi Bunjaku, ka qenë i gatshëm për këtë grup.
“Me duhet të them se isha i informuar më herët se munde të gjendemi në grupin I dhe vendimi nuk më befasoi edhe pse mbaja pak shpresë të jete Grupi H”, ka thënë fillimisht Bunjaku për Telegrafin.
“Grupi I është një mini-evropian ku prej pesë kombëtarëve katër nga to janë në fazën finale të evropianit dhe kjo tregon se ky grup është shumë i vështirë. Kosova duhet ta shfrytëzojë për pjekuri dhe ndërtimin e një ekipi që në evropianin e ardhshëm ta realizojmë kualifikimin”, deklaroi Bunjaku.
I pyetur se nëse Kosovës do t’i kthehen disa lojtarë që kanë prejardhje nga Kosova ai u përgjigj: “Do të duhet kohë pavarësisht kush vjen, por ajo qe unë jam i sigurt është që Kosova gradualisht do jetë më e fortë e më e fortë”, përfundoi ai.
Sipas Bunjakut synimi i Kosovës është Evropiani i ardhshëm dhe këto kualifikime do të jenë pa presion. /Telegrafi/