Një 11 vjeçare nga Shtimja akuzon një 19-vjeçar se tentoi ta përdhunonte. Por, ndryshe thotë ai.
Vajza, e cila thotë se për pak sa nuk u dhunua seksualisht, duket të ketë mbetur e traumatizuar dhe nuk është në gjendje të shkojë as në shkollë e madje as të dal nga shtëpia nga frika.
Vajza ka thënë se djali 19 vjeçar me dhunë e ka futur në veturë dhe e ka dërguar në një mal, ku ka tentuar ta dhunojë.
Pas refuzimit nga e mitura 19-vjeçari kishte marrë tre shokë dhe kishin përdorur substanca narkotike.
Rastin në polici e ka paraqitur babai i vajzës.
Tani, disa detaje të reja kanë dal në lidhje me këtë.
I akuzuari për tentim-dhunim, i cili është liruar pak pasi u arrestua, mohon të jetë përpjekur ta dhunojë 11-vjeçaren.
Ai thotë se vajza ka hyrë në veturën e tij me dëshirën e saj, mirëpo pastaj është bërë histerike prej frikës nga babai që, sipas tij, kishte bërë që ajo të dëshironte të largohej për në shtëpi.
Mirëpo, i akuzuari 19-vjeçar pranon se në ato momente kishte përdorur substanca narkotike.
‘Po kemi përdorur lëndë narkotike’, tha ai për Klan Kosovën.