Site icon Telegrafi

Flet 16 vjeçarja nga Kamencia që u dhunua seksualisht – i akuzuari ndodhet në arrest shtëpiak

Në Kamenicë një e 16 vjeçare nga Rogoqica e Kamenicës është mbyllur në shtëpi e traumatizuar dhe e frikësuar. Ajo thotë se nuk po vë gjumë në sy që prej ditës kur një i rritur e përdhunoi seksualisht.

I akuzuari për dhunim ndodhet në arrest shtëpiak. Ndërsa e dhunuara tregon se si ka ndodhur rasti.

“Ma nali kerrin te kamtë edhe veç e ktheva kryet me pa kush është, më tha hyp në kerr ndërsa unë i thash jo. Me ka shti mbrapa me kerr. Më ka çu te Hotel Lata”, ka thënë e dhunuara, transmeton klankosova.

Ndërsa nëna e saj tregon se atë natë vajza nuk ka fjetur fare.

“Më tha oj nanë gjithë natën nuk kom fjetë”, tha nëna e viktimës.

Për këtë njëjtë pohon edhe viktima.

Ndërsa familja e të dyshuarit ka mohuar të ketë kryer veprën. I dyshuari po mbahet në arrest shtëpiak pasi i është shqiptuar masa e arrestit prej 30 ditësh.

https://www.youtube.com/watch?v=k7RBbV-8emg&feature=emb_logo

Exit mobile version