Site icon Telegrafi

Fleckenstein: Zgjedhjet e rëndësishme për integrimin, PD të kthehet në Kuvend

Eurodeputeti Knut Fleckenstein ka mbajtur sot një konferencë për media ku theksoi se PE mbështet integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, por zgjedhjet e lira dhe zbatimi i reformës në drejtësi janë të rëndësishme dhe i hapin rrugë negociatave për anëtarësim.

“Bashkimi Evropian mbështet anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, por reforma në drejtësi dhe mbajtja e zgjedhjeve të lira janë të rëndësishme për anëtarësimin. Reforma në drejtësi nuk duhet të bëhet për të na kënaqur ne, por duhet të jenë të kënaqur qytetarët. Reforma në drejtësi u miratua me konsensus dhe konsensusi duhet të tregohet që ishte i vërtetë përmes zbatimit. Procesi i Vetingut është thelbësor për reformën në drejtësi”, tha Fleckenstein.

Ai foli edhe për protestën e opozitës duke thënë se PD duhet të kthehet në Kuvend, pasi vetëm aty mund të ketë negociata. “Nuk bëj komente për çështje të brendshme, por u kërkoj miqve të Partisë Demokratike të kthehen në Parlament, pasi bojkoti nuk është mënyra e duhur për të vepruar”, tha ai. /Telegrafi/

Exit mobile version