Deputetët e Parlamentit Evropian do të vizitojnë Maqedoninë disa ditë para zgjedhjeve dhe pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit për të vëzhguar nga afër situatën, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Knut Fleckenstein dje pas takimit me liderët politk dhe Prokurorinë Speciale tha se pret që pas zgjedhjeve, partitë të kenë në konsideratë zgjetjen e mandatit të PSP-së.
Ai gjithashtu tha se hetimet e reja të PSP-së mund të ndikojnë në rezultatin e zgjedhjeve por nuk duhen të përdoren për propagandë, kurse personat për të cilët do të vërtetohen dyshimet, duhet urgjentisht të tërhiqen nga postet./Telegrafi/