Site icon Telegrafi

Fleckenstein: Nuk mendoj se Maqedonisë i duhet koalicion i zgjeruar

Pas krizës së gjatë politike nuk jam i sigurt se koalicioni i zgjeruar është zgjidhje e mirë për Maqedoninë, kështu shprehet në një intervistë Deutsche Welle, eurodeputeti Knut Fleckenstein, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në pyetjen se a është kjo ndonjë dëshirë nga Brukseli për formimin e koalicionit të zgjeruar, Fleckenstein përgjigjet:

‘Asnjëherë nuk do të jepja këshillë se çfarë koalicioni duhet për tu formuar në shtetin tjetër. Në Gjermani vlerësoj se është e nevojshme në këto kohëra të vështira të formohet koalicion i zgjeruar. Mund edhe ajo të jetë shancë për Maqedoninë, por nuk jam i sigurtë se tani është koha e saktë pas një krize të tejzgjatur politike. Si ndërkombëtarë mund të them se është e nevojshme qeveri me shumicë stabile’. /Telegrafi/

Exit mobile version