Raportuesi i Shqipërisë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein, ka komentuar qëndrimin e PD-së lidhur me reformën në drejtësi.
Përmes një statusi në “Facebook” eurodeputeti gjerman shprehet: “Kam takuar këtë javë disa anëtarë të grupit ‘Lead Albania’. Gjatë diskutimit tonë në Parlamentin Europian ata më pyetën: A e kuptoni qëndrimin e Bashës dhe Partisë e Demokratike në lidhje me diskutimet mbi reformën në drejtësi? Përgjigja ime ishte e shkurtër: Më vjen keq, por jo”. /Telegrafi/