Siç raportojnë nga AIM, Eurodeputeti Knut Fleckenstein e përshëndeti nënshkrimin e protokollit për anëtarësimin në NATO.
Fleckenstein përgëzoi dje aktin e kryeministrit Zoran Zaev dhe ministrat Nikolla Dimitrov dhe Radmilla Sheqerinska nëpërmjet “Twitter-it” dhe i përshëndeti përpjekjet e të gjithëve që kontribuuan për, siç tha ai, suksesin historik, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Një ditë para ratifikimit të këtij dokumenti në Athinë, Fleckenstein deklaroi se fakti që Greqia e nënshkroi protokollin dje “tashmë është sukses i madh”.
Sipas tij, edhepse NATO nuk luan rol të rëndësishëm në procesin e BE-së për shkak se jo të gjithë anëtarët e BE-së janë pjesë e NATO-s, megjithatë nënshkrimi i djeshëm dërgon sinjal të rëndësishëm.
“Kuptohet, ka vende ku anëtarësimi në NATO është i rëndësishëm, por për mua suksesi është në faktin që kontesti dakadësh për emrin tashmë nuk mund ta ndalojë Shkupin në rrugën drejt Bashkimit Evropian, tashmë duhet plotësisht të përkushtohen në reformat e nevojshme”, tha mes tjerash eurodeputeti Knut Fleckenstein./Telegrafi/