Çifti i njohur Flavio Briatore dhe Elisabetta Gregoraci i kanë dhënë fund martesës së tyre.
Lajmin për këtë ndarje e ka raportuar e përditshmja italiane “Oggi”.
Ish-bosi i Renault në Formula 1, ishte martuar me bukuroshen Gregoraci në vitin 2008.
Me gjithë faktin se kanë një fëmijë shtatë vjeç, çifti nuk kanë hezitur t’i japin fund martesës, duke ndarë rrugët. /Telegrafi/