Telegrafi

Flasin vëllai dhe babai i terroristit Mohamed: Na dërgoi 100 mijë euro, para sulmit në Nice (Foto)

Mohamed Lahouaiej Bouhlel, i cili ia mësyu me kamion turmës së njerëzve në Nice të enjten, të cilët po festonin ditën kombëtare të Francës, duke i vrarë 84 persona dhe lënduar qindra të tjerë, i kishte dërguar familjes së vet 100 mijë euro disa ditë para këtij sulmi.

Jaber Bouhlel, vëllai i Mohamed, ka thënë për MailOnline se paratë ishin dërguar përmes shokëve të tij në mënyrë ilegale.

Jaber e ka pranuar se familja kishte mbetur e mahnitur me shumën e parave.

“Ai na ka dërguar 240 mijë dinarë tunizian (100 mijë euro) në ditët e fundit”, tha Jaber.

“Ai gjithmonë na ka dërguar shuma të vogla parash, siç bëjnë shumë tunizianë të cilët punojnë jashtë shtetit. Por, pastaj ai na e dërgon tërë këtë shumë parash, një pasuri të tërë”, shtoi ai, përcjell Express.

Ai e pranon se paratë janë dërguar ilegalisht.

“Paratë janë dërguar ilegalisht. Ai u kishte thënë para njerëzve që i njihte të cilët po ktheheshin në fshatin tanë, dhe i kishte lutur të na sjellnin paratë neve”, e pranoi ai.

Por, ai insiston se vëllai i tij nuk ishte terrorist.

“Vëllai im s’është terrorist”, tha ai.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth tragjedisë në Nice të Francës
“]

Ndërkohë, babai i Mohamed Bouhlel ka insistuar se i biri i tij ishte i sëmurë mendërisht dhe se nuk ishte i radikalizuar në ushtar siç ISIS pohoi sot.

Mohamed Modher Lahouaiej Bouhlel, biri i të cilit vrau 84 persona në Nice, ka thënë se i biri i tij ka vuajtur nga depresioni.

“Nga viti 2002 deri në 2004 ai kishte probleme të cilat çuan në avari nervore”, tha ai.

“Gjithmonë bëhej nervoz dhe u bërtiste njerëzve dhe shkatërronte gjithçka para vetes. Ishte i dhunshëm dhe shumë i sëmurë. E kemi çuar të doktori i cili i ka përshkruar ilaçe”, shpjegoi ai.