Telegrafi

Flasin nga spitali studentët e helmuar në Gjakovë (Video)

Pas dy ditësh spitali i përgjithshëm i Gjakovës do të dalë me një përgjigje përfundimtare se nga çfarë ishin helmuar studentët e Konviktit në këtë qytet, raporton KTV.

Drejtuesit e këtij institucioni pohojnë se gjendja e pacientëve është stabile, pavarësisht që disa prej tyre ende janë duke marrë tretman mjekësor. Asllani shton se simptomat e sëmundjes janë të njëjta te të gjithë studentët.

Studentët që janë duke u trajtuar në repartin infektiv thonë se cilësia e ushqimit nuk ka qenë asnjëherë në nivel të duhur në konvikt.

E drejtues të Konviktit thonë se nuk kanë çfarë të shtojnë derisa të dalin rezultatet përfundimtare të analizave. Të mërkurën më shumë se 40 nxënës e studentë ishin helmuar nga ushqimi që u është servuar nga kuzhina e Konviktit.