Telegrafi

Flasin nga Pulmologjia, pasi një kufomë qëndroi për shtatë orë në klinikë

Drejtoresha e Klinikës së Pulmologjisë, Rukije Mehmeti, është deklaruar rreth rastit të një kufome e cila ka qëndruar në njërën nga dhomat e kësaj klinike, për rreth shtatë orë pas vdekjes.

Mehmeti për klankosova deklaroi se e ndjera është sjellë në gjendje të rëndë shëndetësore nga Emergjenca dhe se ka qenë në pritje të rezultatit për COVID-19.

Sipas saj, në mungesë të rezultatit, obligimi ka qenë i familjes që ta bartë kufomën në morg dhe të njëjtit kanë refuzuar t’i marrin shpenzimet mbi vete.

Lexo po ashtu Maxhuni: Një kufomë u la pesë orë në dhomë me pacientët në QKUK

“Të ndjerës i është marrë mostra në Emergjencë dhe ka qenë në pritje të rezultatit për coronavirus”.

“Ministria e Shëndetësisë bën barjen e kufomave vetëm në rastet pozitive meqë e ndjera ka qenë në pritje të rezultateve familjarët nuk kanë pranuar që t’i kryejnë shpenzimet për barjen e kufomës deri në morg dhe për këtë ka qëndruar deri në marrjen e rezultatit”.

“E ndjera ka rezultuar pozitiv për COVID-19 dhe kompania e kontraktuar nga MSH menjëherë ka bërë bartjen e viktimës për në morg”, deklaroi Mehmeti

Rastin e ka bërë publik në rrjetin social Facebook një qytetar, derisa ka bërë të ditur se kufoma po qëndron bashkë me pacientë të cilët po marrin trajtim për COVID-19.