Telegrafi

Flasin nga Policia, përveç Lavdim Krasniqit shoqërohet edhe një tjetër person për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Foto: Arkiv

Është shoqëruar për intervistim në Policinë e Kosovës, drejtori i Sekretariatit të Këshillit Prokurorial, Lavdim Krasniqi.

Lajmi është konfirmuar nga Policia e Kosovës.

Sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës, Baki Kelani të shoqëruar në Polici janë dy persona, të cilët dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

“Mund të konfirmojmë se, Policia e Kosovës në këtë rast Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, me urdhëresë të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, ka shoqëruar për intervistim dy persona. Të njëjtit janë shoqëruar për intervistim, mbi dyshimin e bazuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare”, tha Kelani.

Ditë më parë Policia e Kosovës ka zhvilluar aksione në disa qytete në Kosovë, ku me dyshimin për keqpërdorime në subvencione në Ministrinë e Bujqësisë ka arrestuar mbi 20 persona.

Aksionet ishin realizuar në Prishtinë, Istog, Lipjan, Podujevë, Gjilan. /Telegrafi/