Telegrafi

Flasin familjarët e viktimës dhe të dyshuarit për vrasje: Si ndodhi vrasja e futbollistit të ri pejan? (Video)

Shkoi të luajë futboll, e në vend se me top u përball me thikë.

Futbollisti i ri i klubit Besa, 17-vjeçari Idriz Berisha, mbeti mbrëmë i vdekur të premten u varros.

Sipas Policisë, një zënkë e çastit ishte shkaktare e vrasjes.

Tani në pranga është një bashkëlojtar i tij, një vit më i ri.

Nga familja e të dyshuarit thonë se më me dëshirë do të donin që këtë fat ta kishte biri i tyre.

“Ma i kënaqur me qenë djali i jem, sesa ai”, thotë babai i djalit K.N. nga Qyshku i Pejës.

Berisha e donte sportin. Futbollisti i klubit “Besa”, kishte plane për karrierë jashtë vendit.

“Ka pasë me bo teste në Itali, për 10 ditë”, thotë babai i tij.

Fjalë të mira për Idrizin kanë shokët e tij. /Klan Kosova/