Ministri i ri Bujqësisë, Nenad Rikalo, po akuzohet për torturim të qytetarëve të Prishtinës gjatë kohës së luftës.
Banorët e ndërtesës në ‘Kurriz’ të Dardanisë kanë rrëfyer ekskluzivisht për arbresh.info torturat që ua ka bërë ministri Nenad Rikalo.
Kushtrim Beqiri, banor i kësaj ndërtese, thotë se Rikalo ka banuar në këtë ndërtesë me babin, ëmën dhe vëllain e tij, raporton arbresh.info.
Ai thotë se Nenadi bashkë me vëllain e tij Goranin janë mobilizuar sapo ka filluar lufta.
Beqiri rrëfen për maltratimet dhe torturat që ua kanë bërë fqinjëve të tyre shqiptarë vëllezërit Rikalo.