Site icon Telegrafi

Flasin De Biasi dhe kapiteni i ri për ndeshjen me Francën

Trajneri i kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi, në konferencën për shtyp para ndeshjes me Francën, theksoi se djemtë e drejtuar prej tij kanë punuar shumë që nesër të limitojnë vendasit në lojën e tyre.

“Do të mundohemi të mbyllim hapësirat dhe të bëjmë atë që bëjmë prej kohësh. Franca luan përballë publikut dhe ne do të mundohemi ta limitojmë në maksimum dhe të godasim me kundërsulm”, tha De Biasi.

Trajneri italian iu kthye edhe ndeshjes ndaj Zvicrës, ku, sipas tij bëmë një ndeshje të mirë ndaj dhe humbëm tre mundësi të mira për gol.

“I bëmë ballë një skuadre shumë të mirë që vuajti për fitoren. Të zhgënjyer nga rezultati, jo nga performanca“, tha De Biasi.

Gazetarët insistuan për aktivizimin e Taulant Xhakës dhe Ergys Kaçes, duke e pyetur teknikun nëse ata do të jënë apo jo në formacion ndaj Francës, ndërsa përgjigja e tij ishte: “Kaçe duhet të jetë 100 për qind nesër, po ashtu edhe Xhaka”.

Në konferencën për shtyp, De Biasi ishte i shoqëruar edhe nga Ansi Agolli, i cili në ndeshjen ndaj Francës do të mbajë edhe shiritin e kapitenit.

“E kisha të vështirë për të fjetur gjumë kur mora vesh se u zgjodha kapiten”, tha mbrojtësi i majtë.

Exit mobile version