Telegrafi

Flashback pllakoset nëpër kompjuterët Mac

Pas nisjes së isntalimit trojani në Macintosh shfrytëzon lëshimin në Java i cili shfrytëzuesve u vjedh fjalëkalimet dhe të dhënat tjera personale. Sipas informatave të fundit nga Ivan Sokorin, analisti i kompanisë Dr. Web, nga malware-i Flashback janë infektuar rreth 600,000 kompjuter Mac në mbarë botën, e numri më i madh i tyre ndodhet në SHBA – madje 57 për qind.

Njëzet për qind të kompjuterëve të infektuar ndodhen në Kanada derisa vendet tjera me posedimin e madh të Mac-ëve të infektuar me Flashback janë Britania e Madhe (12.8 për qind) dhe Australia me 6.1 për qind. Apple qysh tani ka publikuar arnën zyrtare e cila korrigjon lëshimin e sigurisë, e ajo është në dispozicion në faqet zyrtare për sistemet operative Mac OS X Snow Leopard dhe Lion. /Telegrafi/