Telegrafi

Flash Player 11 dhe AIR 3.0

Sipas pohimeve nga Adobe, teknologjia e tyre Stage3D në FlashPlayer 11 dhe AIR 3.0 sjell përshpejtimin e kombinuar 2D dhe 3D që është 1,000 herë më i shpejtë nga implementimi në versionet e mëparshme të Flash-it dhe AIR-it. Momentalisht Stage3D është i përkrahur vetëm në kompjuterët klasik, por Adobe paralajmëron se ai do të zbatohet edhe në pajisjet mobile.

Përveç grafikës së përshpejtuar, Flash 11 tani është në dispozicion edhe në versionet 64-bitësh në të gjitha platformat e përkrahura, e aty ndodhen e dhe përmirësimet e tjera që kanë të bëjnë me sigurinë, menaxhimin e përmbajtjeve, dhe integrimin më të mirë me JavaScript.

Adobe AIR 3.0 gjithashtu ka përkrahjen për Stage 3D dhe përmirësimet tjera që janë futur në Flash. Gjithashtu sjell edhe përkrahjen më të mirë për pajisjet e bazuar në Android, mundësinë e integrimit në aplikacione ashtu që ai të mos ketë nevojë të instalohet ndarazi, si dhe përkrahjen për zgjerimin e mundësive me shtesat e ndryshme.

Versionet e rinj të AIR-it dhe Flash-it janë në dispozicion për Windows, Linux dhe OS X, e më shumë informata mund të gjeni në faqet e Adobe-it. /Telegrafi/