Telegrafi

Flash 11 në testim

Mirëpo, me gjithë sulmet dhe suksesit të specifikacionit HTML5, Adobe edhe më tutje vazhdon të punojë në këtë plug-in, ndërsa është duke përgatitur edhe versionin 11, pas përmirësimit të fundit të 10.2, i cili e ka mundësuar HD videon, grafikën më të shpejtë dhe performancat më të mira në aparatet telefonike që e përmbajnë këtë plug-in.

Nga Flash 11 ka pritje të mëdha, ndërsa Adobe ka shpresa të mëdha për sukses. Vizitorëve të Adobe Labs u është mundësuar që ta testojnë versionin e radhës të këtij plug-in, si edhe demonstrimin teknologjik të tij.

Flash 11 pritet të sjellë përmirësime impresive, nga të cilët më i përfoluri është API për grafikën e shpejtuar 3D për harduerë. /Telegrafi/