Telegrafi

Flash 10.2 për Android

Për fat të keq të disa përdoruesve, përditësimi funksionon vetëm në pajisjet FroYo dhe Gingerbread, si dhe në kompjuterët tableta Honeycomb me arnimin Android 3.0.1.

Flash 10.2 ‘rrodhi’ javën e kaluar, mirëpo në një format më të vjetër në krahasim me prezantimin zyrtar.

Flash-i i ri sjell disa përmirësime në versionet e ndryshme të Androidit: përshpejtim harduerik të videove H.264, integrim më të mirë me shfletuesin, paraqitje më të mirë për përmbajtjen, përmirësim të ‘scrolling’, kontrollim të Flash objekteve në faqe, performanca më të mira, tastierë automatike dhe ActionScript API të ri për të etj.

Përveç funksioneve të përmendura, janë të pranishme edhe disa arnime sigurie. /Telegrafi/