Telegrafi

Flappy Bird nuk do të kthehet më!

Flappy Bird ishte një lojë e thjeshtë, por frustruese dhe e pafund, vlerëson Mashable. Loja ishte e ngjashme me Helicopter Game – vetëm se grafikat e lojës dukeshin sikurse lojrat e dikurshme me Super Nintendo – por kjo gjë nuk e pengoi lojën që ta pushtoj internetin.

Loja është projektuar dhe krijuar nga Dong Nguyen, një zhvillues i cili jeton në Vietnam. Nguyen më parë kishte krijuar edhe një numër të konsiderueshëm të lojëve për iOS, por asnjëra nuk e pati suksesin e Flappy Bird.

Storja e Flappy Bird u bë shumë e famshme, pasi që krijuesi i saj edhe përkundër suksesit të jashtëzakonshëm vendosi që ta shuajë atë.

Tani, ai është vërshuar nga kërkesat e shumta të përdouresve të cilën e duan lojën, por edhe mediat të cilat kërkojnë me ngulm një intervistë me Nguyen, për të kuptuar më shumë për vendimin e tij. Ky i fundit i refuzoi të gjitha kërkesat e mediave, përpos të Forbes, ku tha se Flappy Bird është “shuar përgjithmonë” dhe se nuk e ka ndërmend ta rikthejë atë.

Pak kohë pas shuarjes së lojës, Nguyen madje pranoi edhe kërcënime për jetën nga njerëz të cilët e duan lojën në telefonat e tyre mobil, ndërsa tani në Amazon janë gjendur edhe oferta me iPhone, të cilët shiten për 90,000 dollarë, pasi që në telefon gjendet aplikacioni i Flappy Bird.

Sipas Nguyen, synimet e tij ishin të krijojë një lojë të cilën ju e luani për tu relaksuar, por një gjë e tillë doli të jetë problematike. "Unë mendoj se është bërë një problem. Loja është shndërruar në varësi. Dhe për të zgjidhur këtë problem, është më mirë ta shuajë Flappy Bird. Prandaj, loja është zhdukur përgjithmonë," tha ai.

Lexues të Telegrafi.com, a keni pasur mundësinë ta luani lojën Flappy Bird. Dhe nëse po, a do ta shisnit telefonin tuaj më lirë se sa 90,000 dollarë?