Telegrafi

Flamurtari zyrtarizon ndërprerjen e bashkëpunimit me Sokolin

Bylbyl Sokoli dhe Flamurtari kanë ndarë rrugët pas disa ditëve bashkëpunim.

Në fakt trajneri rahovecian nuk kishte nënshkruar ende kontratën dhe një gjë të tillë prite ta bënte nga dita në ditë.

Tani klubi kryeqytetas nëpërmjet një komunikate për media ka treguar edhe arsyen pse nuk është arritur një marrëveshje.

Sipas kuqezinjve Sokoli është përzier në politikat e klubit dhe kjo ka qenë arsyeja që bashkëpunimi ka dështuar. /Telegrafi/