Site icon Telegrafi

Flamurtari – Vushtrria nuk luhet të dielën, shtyhet për të hënën

Kushtet e vështira atmosferike në Kosovë kanë bërë që të shtyhen ndeshjet të Superligës.

Fillimisht ditën e premte u shty takimi mes Ferizajt dhe Llapit që do të zhvillohet sot.

Ndërkohë është shtyrë edhe takimi i paraparë të zhvillohet ditën e diel mes Flamurtarit dhe Vushtrrisë.

Dueli ndërmjet Flamurtarit dhe Vushtrrisë, i vlefshëm për javën e 20-të në Ipko Superligën e Kosovës në futboll është shtyrë ditën e hënë.

Kjo për shkak të gjendjes së rëndë në stadiumin e Flamurtarit në kryeqytet pas reshjeve të borës.

Lajmi është konfirmuar nga Federata e Futbollit të Kosovës.

“Ndeshja e javës së 20-të në Ipko Superligë ndërmjet Flamurtarit dhe Vushtrrisë, e paraparë të zhvillohet të dielën është shtyrë si pasojë e kushteve të vështira në fushën e stadiumit të Flamurtarit pas reshjeve të djeshme të borës. Komisioni i Garave ka vendosur që kjo ndeshje të zhvillohet të hënën, më 3 mars në ora 13.00”, thuhet në njoftimin e FFK-së. /Telegrafi/

Exit mobile version