Telegrafi

Flamurtari vazhdon me Boshnjakun dhe Kelmendin

Futbollistët e Flamurtarit Foto Facebook)

Skuadra e Flamurtari i ka vazhduar kontratat edhe me dy futbollistët kryesorë nga edicioni i shkuar.

Mërgim Boshnjaku e Shend Kelmendi janë dy nënshkrimet e fundit te kjo skuadër, të cilët kanë vazhduar me klubin prishtinas.

Kelmendi edicionin e fundit te Flamurtari ka luajtur 23 ndeshje në të cilat ka shënuar pesë gola e ka dhuruar një asistim.

Kurse Boshnjaku u paraqitë në 27 takime, prej të cilave ka një asistim e një gol.

Dyshja kanë qenë vendimtar në ndeshjet që i dhanë mbijetesën Flamurtarit. /Telegrafi/