Skuadra e Flamurtari i ka vazhduar kontratat edhe me dy futbollistët kryesorë nga edicioni i shkuar.
Mërgim Boshnjaku e Shend Kelmendi janë dy nënshkrimet e fundit te kjo skuadër, të cilët kanë vazhduar me klubin prishtinas.
Kelmendi edicionin e fundit te Flamurtari ka luajtur 23 ndeshje në të cilat ka shënuar pesë gola e ka dhuruar një asistim.
Kurse Boshnjaku u paraqitë në 27 takime, prej të cilave ka një asistim e një gol.
Dyshja kanë qenë vendimtar në ndeshjet që i dhanë mbijetesën Flamurtarit. /Telegrafi/