Flamurtari ka arritur ta fitojë derbin kuq e zi ndaj Vëllaznimit 1-0.
Flamurtari e nisi më mirë ndeshjen ku realizoi edhe gol pas 17 minutave lojë.
Ishte sulmuesi Alban Shillova që shënoi për epërsinë e Flamurtarit 1-0.
Vendasit vazhduan me sulme në tentim për ta gjetur edhe golin e dytë.
Almir Ajzeraj dhe Alban Shillova kishin raste tjera por që pa sukses.
Me epërsinë minimale të vendasve përfunduan 45 minutat e para të kësaj sfide.
Flamurtari e nisi mirë edhe pjesën e dytë kur fituan një penallti.
Por portieri mysafirë Altik Muhaxhiri arriti të prit penalltinë nga Shillova.
Shillova disa minuta më vonë arriti të realizoj por që goli i tij u anulua pas pozitës jashtë loje.
Deri në fund, Flamurtari arriti mirë ta menaxhoj lojën dhe fitoi me rezultat minimal 1-0.
Pas kësaj fitore Flamurtari zë pozitën e 10-të në tabelë me 18 pikë sa ka edhe Besa.
Ndërkohë Vëllaznimi mbetet në vendin e nëntë me 35 pikë.
Në ndeshjen e ardhshme, Flamurtari do të përballet në udhëtim me Trepçën ’89.
Ndërsa Vëllaznimi në Gjakovë do ta luaj derbin e rrafshit të Dukagjinit me Besën e Pejës. /Telegrafi/