Telegrafi

Flamurtari triumfon ndaj Ferizajt

Flamurtari ka arritur të mposht Ferizajn me rezultat 1-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e tretë në Ipko Superligën e Kosovës në futboll.

Ekipi kryeqytetas ka arritur të marrë tri pikë e parë në këtë sezon në Superligë, pasi ka mposhtu mes vështirësive Ferizajn.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mirë të vendasve, të cilët përveç rasteve arritën të gjejnë edhe golin.

Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në sekondën e 15-të dhe ishte Egzon Krasniqi, i cili kaloi kuqezinjtë në epërsi 1-0.

Në pjesën e dytë u zhvillua futboll i barabartë nga të dyja skuadrat, të cilët provuan disa herë.

Megjithatë, asnjëra nga klubet nuk arriti të gjej golin dhe në fund fitorja shkoi për kryeqytetasit.

Pas kësaj fitore, Flamurtari e sheh veten në pozitën e gjashtë me katër pikë, ndërsa Ferizaj në vendin e nëntë me tri pikë. /Telegrafi/