Flamurtari dhe Vëllaznimi kanë ndarë pikët në derbin kuq e zi të zhvilluar në kryeqytet 1-1.
Skuadra e rikthyer në elitë, Flamurtari e ka nisur më mirë ndeshjen duke shënuar edhe golin e parë.
Pasi kaluan 10 minuta lojë, mesfushori Mërgim Boshnjaku kaloi vendasit në epërsi pas një gabimi nga mbrojtja gjakovare.
Vendasit treguan lojë të mençur duke bllokuar hapësirat e mysafirëve dhe duke ruajtur mirë rezultatin minimal.
Me epërsinë 1-0 të Flamurtarit përfunduan edhe 45 minutat e para të kësaj sfide.
Edhe në pjesën e dytë Flamurtari pati iniciativën por edhe ruajti mirë rezultatin duke mos rrezikuar.
Kur të gjithë po mendonin se ndeshja do të përfundonte me fitoren e vendasve, kështu nuk mendoi portieri i mysafirëve Altik Muhaxhiri i cili doli në sulm për ta mbështetur skuadrën nga rivënia këndore.
Muhaxhiri arriti të shënoj gol dhe ta barazojë rezultatin.
Ky gol nuk iu pëlqeu tifozëve vendas që u futën në fushë. Ndeshja u ndërpre kur ishte minuta e 90-të.
Në ndeshjen e radhës, Flamurtari do të luaj përsëri në shtëpi ku do ta presë Trepçën ’89, ndërsa Vëllaznimi do të luaj në udhëtim te Liria. /Telegrafi/