Klubi prishtinas, Flamurtari ka zyrtarizuar edhe dy transferime të reja këtë afat kalimtar të verës.
Flamurtari ka vazhduar me përforcime para nisjes së sezonit 2019/20 në Superligën e Kosovës.
Kuqezinjtë krahas përgatitjeve, po vazhdojnë edhe me prezantimin e transferimeve të reja.
Të fundit që kanë arritur në “Xhemail Ibishi” janë 25-vjeçari Ernes Islamin dhe 24-vjeçari Danin Talloviq, të cilët vijnë nga Mali i Zi.
Islami thuhet se është mesfushor me tipare sulmuese, ndërsa më parë ka qenë edhe pjesë e Malit të Zi U19, ndërsa Danini është mesfushor qendror.
I pari vjen nga skuadra Berane, ndërsa i dyti nga Rudar Plevja. /Telegrafi/