Site icon Telegrafi

Flamurtari ngec në Vushtrri, barazim që nuk iu konvenon kuqezinjve në luftë për mbijetesë

Vushtrria dhe Flamurtari kanë barazuar (2-2) në një ndeshje, ku të gjitha golat u shënuan në pjesën e parë.

Ndeshja nisi shumë mirë për kuqezinjtë e Prishtinës, që shënuan në minutën e 7 të takimit me Arbnor Zeqirin, që shënoi gol të bukur nga distanca.

Por nuk vonoi shumë dhe Vushtrria me lojtarin më të mirë të tyre, Drilon Fazliun barazuan shifrat dhe kjo erdhi nga pakujdesia në mbrojtjen e  udhëtueseve (11’).

Kur shkohej nga fundi i pjesës së parë, Torvioll Stullqaku i Flamurtarit, shënoi një gol që erdhi nga një aksion fantastik (2-1).

Por Vushtrria sërish barazoi shifrat, kësaj radhe me Sie, ku përsëri u pa një gabim në mbrojtjen kuqezi.

Pjesa e dytë po ashtu ishte e fortë, por që nuk solli gola.

Flamurtari tentoi në të gjitha mënyrat, duke kryer edhe zëvendësime të shumta, por që nuk arriti te fitorja.

Më këtë pikë Flamurtari mbetet në vendin e shtatë me 37 pikë, ndërsa Vushtrria me 17 pikë në vendin e 11-të. /Telegrafi/

Exit mobile version