Site icon Telegrafi

Flamurtari në finale të Superkupës Mbarëkombëtare në konkurrencën e femrave

(Foto: basketbolli.com)

Flamurtari ka shënuar fitore ndaj Partizanit me rezultat 67-60 (19:21, 16:8, 18:12, 14:19), duke u kualifikuar në finale të Superkupës Mbarëkombëtare, që po zhvillohet në Prizren.

Çereku i parë ishte i barabartë, duke bërë që asnjëra skuadër të mos shkëputet në rezultat, ndërsa kjo pjesë përfundon 19:21.

Vlonjatet ishin më të mira në periudhën e dytë, që e fituan bindshëm 16:8, ku me mbrojtje të fortë arritën të ndalin skuadrën nga Tirana dhe në pushim shkuan me rezultat 35-29.

Skuadra nga Vlora vazhdoi me lojë të mirë dhe thelloi epërsinë edhe më shumë në periodën e tretë, ku epërsia më e lartë ishte 15 pikë, 48:33, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 53:41. Kampionet e Shqipërisë menaxhuan lojë në dhjetë minutat e fundit për të triumfuar 67-60.

Te Flamurtari u dallua Samra Omerbasiq me 23 pikë e nëntë kërcime, kurse te Partizani më të mirat ishin Jomra Mathis me 16 pikë e gjashtë kërcime dhe Ketjona Fekollari me 18 pikë.

Në finale, Flamurtari do të ndeshet me fituesin e ndeshjes Bashkimi-Penza, që zhvillohet nga ora 19:00.

Exit mobile version