Site icon Telegrafi

Flamurtari mes rritjes në organizim dhe mbijetesës

Flamurtari e ka nisur me fitore dramatike ndaj Trepçës 89, duke fituar me rezultat 4-3 në ndeshjen hapëse të stinorit vjeshtor.   

Klubi që mban vendin e 9-të në renditje me 22 pikë, këtë vit do të jetë në kërkim të mbijetesës edhe pse investimet në klub janë relativisht të mëdha.

Flamurtari është nga të pakta klube që kanë udhëtuar në Turqi për fazën përgatitore, ku një akomodim atje kushton mijëra euro.

Skuadra udhëhiqet nga Synaj Keqi, ndërsa drejtor sportiv është Arbnor Morina.

Të dy bashkë flasim për Telegrafin për organizmin e Flamurtarit, objektivat dhe çdo gjë tjetër rreth klubit kuqezi.

Edhe kapiteni i skuadrës, Agron Bruqi, ka dhënë mendimin e tij në lidhje me mbijetesën dhe rivalët këtë sezon.

/Telegrafi/

Exit mobile version