Trepça ’89 dhe Flamurtari kanë ndarë pikët pasi kanë luajtur baras 0-0.
Pjesa e parë ishte e qetë me dy skuadrat që luanin mjaftë kujdesshëm në mesfushë.
Rastin më të mirë në 45 minutat e para e kishin mysafirët kur Krasniqi dështoi të realizoi përballë portierit Manxholli.
Me rezultatin e barabartë 0-0 përfunduan 45 minutat e para të kësaj sfide.
Edhe në pjesën e dytë dy skuadrat luajtën me kujdes të madh gjë që bëri të mos ketë gola deri në fund të ndeshjes.
Kësisoj dy skuadrat kanë ndarë nga një pikë pas kësaj përballje.
89-shi mbetet në pozitën e gjashtë me 44 pikë të tubuara.
Ndërkohë Flamurtari ka ruajtur pozitën e 10-të në tabelë me 19 pikë.
Takimin e ardhshme kampioni në fuqi i Kosovës do ta luaj në udhëtim te Liria e Prizrenit.
E Flamurtarit do të ketë përsëri një udhëtim ku kësaj radhe luan me rivalin direkt Besën e Pejës në Pejë. /Telegrafi/