Flamurtari ka fituar ndaj Vllaznisë së Pozhoranit në Superligën e Kosovës në futboll me rezultat 2-1.
Goli epërsisë për vendasit në këtë takim u shënua në minutën e parë. Ishte Jurgen Gjini ai cili tundi rrjetën e portës kundërshtare.
Pjesa e dytë prodhoi dy gola, një për secilën skuadër. Ai i barazimit nga mysafirët erdhi në minutën e 63-të të takimit, ndërsa vendasit rikthyen epërsinë në minutën e 70-të me anë të Jakupajt.
Pas kësaj fitore, Flamurtari ngjitet në pozitën e 11-të me pesë pikë pas shtatë javësh kurse Vllaznia në vendin e 12-të me tre pikë.
Ndeshja e ardhshme e Flamurtarit është ndaj Gjilanit, kurse Vllaznia pret Lirinë. /Telegrafi/