Flamurtari ka regjistruar fitore shumë të rëndësishme kundër Dritës (2-1) në Stadiumin e Qytetit në Gjilan, në përpjekje për t’iu shmangur barazhit për rënie nga elita e futbollit të Kosovës.
Klajdi Burba shënoi për skuadrën vendase (22′) pas asistimit nga Denis Haliti dhe me epërsi minimale të nikoqirëve u mbyll pjesa e parë.
Në gjysmën e dytë, mysafirët përmbysën gjithçka. Fillimisht, rezultati u barazua me golin e Shend Kelmendit (58′).
Ndërkaq, golin e fitores e shënoi Agron Bruqi (63′), i cili reagoi më së miri brenda zonës.
Theksojmë që Drita nuk kishte ndonjë objektiv në këtë ndeshje dhe luajti me lojtarët rezerve, ndërsa në xhiron e fundit luan kundër Ballkanit.
Llapi është kundërshtari i fundit i Flamurtarit dhe në atë ndeshje ekipit kryeqytetas do t’i mjaftojë një pikë që në sezonin e ardhshëm të jetë pjesë e Superligës së Kosovës në futboll. /Telegrafi/