Telegrafi

Flamurtari fiton ndeshjen e shtatë golave ndaj KEK-ut

Flamurtari i Prishtinës është rikthyer te fitorja pas humbjes javën e kaluar nga Drita.

Skuadra e drejtuar nga Arsim Thaqi ka marrë tri pikë nga udhëtimi në Kastriot duke mposhtur KEK-un me rezultat 4-3.

Pas 45 minutave të parë ndeshje ishte e barabartë me dy skuadrat që shënuan nga dy gola.

Rilind Nimani dhe Vigan Veliu realizuan në pjesën e parë për vendasit, ndërsa Alban Shillova e Agron Bruqi për mysafirët.

Egzon Krasniqi me dy gola në pjesën e dytë i siguroi tri pikët Flamurtarit, ndërsa për rezultatin përfundimtar 3-4 shënoi Gëzim Berisha i vendasve.

Me këto tri pikë, Flamurtari është ngritur në pozitën e pestë në tabelë me 22 pikë pas 14 javëve.

Në anën tjetër KEK-u mbetet e fundit në tabelë me vetëm një pikë. /Telegrafi/