Site icon Telegrafi

Flamurtari fiton ndaj KEK-ut, vazhdon primatin

Flamurtari fitoi ndaj KEK-ut me rezultat 1-0 dhe kështu vazhdon në pozitën e parë në IPKO Superligën e Kosovës në futboll.

Ndeshja filloi me një iniciativë të lehtë të Flamurtarit, por nuk kishte ndonjë rast serioz për gol.

Në minutën e 32-të nga distanca provoi Gentrit Dumani i Flamurtarit, por rrjeta e Ardit Nikas nuk u tund pasi topi shkoi afër shtyllës.

Flamurtari e filloi pjesën e dytë, por edhe një herë pa diçka serioze. Në minutën e 73-të mysafirët mbetën me një lojtar më pak, pasi Rilind Namani u ndëshkuan me karton e dytë të verdhë.

Goli i vetëm në këtë takim dhe ai i fitores për Flamurtarin erdhi nga Agron Bruqi në minutën e 81-të.

Pas kësaj fitore Flamurtari renditet në vendin e parë me nëntë pikë, kurse KEK-u në vendin e fundit me zero pikë.

Ndeshja e ardhshme e Flamurtarit është kundër Lirisë, ndërsa KEKu- ndaj Trepça 98. /Telegrafi/

Exit mobile version