Site icon Telegrafi

Flamurtari dhe Prishtina luajnë baras në derbin e kryeqytetit

Flamurtari dhe Prishtina kanë luajtur baras 1-1 në ndeshjen hapëse të sezonit 2019/20 në Ipko Superligën e Kosovës.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë të hapur dhe raste nga të dyja skuadrat, të cilët gjetën edhe nga një herë rrjetën.

Goli i parë i ndeshjes erdhi pas vetëm dy minutave lojë dhe ishte Agron Bruqi, i cili shënoi me kokë për epërsinë 1-0 të Flamurtarit.

Prishtina arriti t’i kundërpërgjigjet në minutën e 14-të me anë të Ahmed Januzit që shënoi një gol të bukur nga distanca për 1-0.

Në pjesën e dytë, përsëri u zhvillua lojë e barabartë me raste dhe shtylla nga të dyja skuadrat.

Rastet më të mira në këtë pjesë i takuan Ergyn Ahmeti (56′) dhe Festim Krasniqi (79′), por goditjet e tyre u mohuan nga transversalet, ndërsa Kreshnik Ukës (90+) iu mohua një gol nga vija e portës nga Lorik Maxhuni dhe ndeshja përfundoi 1-1.

Pas këtij barazimi, Prishtina dhe Flamurtari ndajnë pozitat tre dhe katër me nga një pikë.

Në ndeshjen e ardhshme, ‘Plisat’ e presin në shtëpi Dukagjinin, ndërsa Flamurtari udhëton te Drita. /Telegrafi/

Exit mobile version