Telegrafi

Flamurtari arrin marrëveshje me Nezirajn

Haxhi Neziraj do të jetë i Flamurtarit, pasi drejtuesit e klubit dhe lojtari kanë gjetur akordin për të nisur bashkëpunimin së bashku thuhet sot në shtypin e shkruar sportiv.

Neziraj vjen pas një eksperiencë në Zvicër, aty ku ka qenë pjesë e Lucernës, Vohlen dhe e Shafhauzen. Gjithashtu ai ka luajtur edhe për Shqipërinë U21.

Tashmë ai do të nisë një eksperiencë të re në Superiore me Flamurtarin, duke iu bashkuar shqiptarëve të tjerë të Kosovës, Berishës, Shkodrës e Fazliut.