Drenica ka shënuar fitore në derbin kuqezi kuadër të xhiros së 13 të IP Superligës së Kosovës në futboll.
Flamurtari ka pësuar humbje para shikuesve të vetë kundër drenicakëve me rezultat 2-1.
Pjesa e parë u takoi vendasve të cilët edhe e gjetën rrugën e golit në këtë gjysmë lojë.
Egzon Krasniqi ka realizuar gol shtatë minuta para përfundimit të 45 minutshit të parë.
Por, në pjesën e dytë mysafirët shfaqën një pasqyre krejtësisht tjetër që i mundësoi të shënonin dy herë.
Fillimisht, Genc Hamiti arriti të realizoi golin e barazimit në të 55 minutë.
Nuk kaluan as shtatë minuta të plota kur në skenë doli Armend Abazi, i cili realizoi golin e epërsisë për Drenicën.
Deri në fund të ndeshjes më nuk pati gola dhe kështu, Drenica mori tre pikët e plota.
Pas kësaj, Drenica ka 25 pikë dhe mbetet në pozitën e tetë të renditjes tabelore ndërsa Flamurati është i parafundit me 11 pikë. /Telegrafi/