Telegrafi

Flamuri do të ngrihet edhe më lartë me sukseset e sportistëve tanë, thotë Hoxhaj

Kreu i diplomacisë kosovare, Enver Hoxhaj, ka thënë se kosovarët po jetojnë ëndrrën e pjesëmarrjes historike në një Olimpiadë si shtet.

“Kosova po bëhet çdo ditë. Me shumë sfida dhe suksese njëkohësisht. Këtyre ditëve po e jetojmë ëndrrën e pjesëmarrjes së Kosovës si shtet për herë të parë në Olimpiadë. Asnjë dyshim se flamuri ynë do të ngrihet edhe më lartë me sukseset e sportistëve tanë”, ka thënë Hoxhaj.