Site icon Telegrafi

Flamuri shqiptar nuk i pengon askujt në Maqedoni (Foto)

Vendosja e flamurit shqiptar në zyrën e kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, si duket nuk i shqetëson shumë qytetarët maqedonas, ndërkaq veprimi është duke u përdorur nga OBRM-PDUKM-ja për pikë politike, njofton Telegrafi Maqedoni.

Nikola Naumoski, gazetar dhe aktivist qytetar thotë se flamuri shqiptar është vendosur nëpër zyra të funksionarëve qysh në vitin 1994. Ai shprehet se nuk është i sigurtë nëse kjo është e jashtëligjshme, por thotë se në këtë rast vjen në shprehje albanofobia.

Edhe qytetarë tjerë shprehen se flamuri ka filluar të vendoset nëpër zyrat e institucioneve dhe se kjo nuk është asgjë e re.

Përndryshe, ish-deputeti Sali Ramadani pati shpalosur flamurin shqiptar në Kuvendin e Maqedonisë në vitet e 90-ta të shekullit të kaluar, në një nga debatet e asaj kohe për këtë çështje./Telegrafi/

Exit mobile version