Në faqen e njëjtë është vënë edhe kërkesa që Tuzi i Malësisë të bëhet komunë, pasi, siç kanë vënë në dukje sulmuesit, “kjo është e drejtë e tyre”.
Përgjegjësinë për sulmin e ka marrë një grup hakerësh nga Ulqini, i cili ka lënë mesazhin në pjesën e poshtme të ueb-faqes së sulmuar, transmeton Rel.
Dy ditë më parë, në Tuz është zhvilluar protesta në mbrojtje të pakicës shqiptare në Mal të Zi. Protesta u mbajt kundër ligjit që ndalon përdorimin e flamurit kombëtar, për çështjen e pronave dhe për ndarjen e Tuzit si komunë në vete. /Telegrafi/