Site icon Telegrafi

Flamuri qindvjeçar i forcave shqiptare në ushtrinë e Austrisë (Video)

Njohjen me këtë flamur 100 vjeçar e ka rreth një dekadë më parë, ku edhe është restauruar prej tij.

Aktualisht flamuri, së bashku me disa flamurë të rrallë historikë, ekspozohen në Muzeun e Ushtrisë të krijuar këtë vit.

Rëndësia e këtij flamuri është historike, ndaj sipas tij ka nevojë për studime të mëtejshme, raporton ABC News.

Lidhur me gjendjen e flamurit, ajo sipas specialistit është e mirë, por pjesa anësore ka nevojë për restaurim

Flamuri që i përket harkut kohor 1914- 1918, prej vitesh është ruajtur në fondin Etnografik të Qendrës së Studimeve Albanologjike. Përbërja e tij është prej pëlhure të leshtë, i kuq, me një shqiponjë të zezë në mes – një shqiponjë disi e çuditshme për nga forma, që nuk ngjason me format e shqiponjave që jemi mësuar të shohim në periudhën e pavarësisë dhe fare ndryshe nga forma e shqiponjës së batalioneve të ushtrisë shqiptare të asaj kohe.

Poshtë shqiponjës është numri 6. Anash konturohet nga një varg trekëndëshash, në ide të përafërt për nga forma, me flamujt e batalioneve. Në krahë të majtë është vendi ku futej shtiza apo litari. Kjo është prej pëlhure pambuku, ngjyrë gri në të kaltër. Dimensionet janë 120 me 85 centimetra. /Telegrafi/

Exit mobile version