Site icon Telegrafi

Flamuri i Maqedonisë valvitet në Toronto

Në nder të 8 Shtatorit-Dita e pavarësisë, Konsullata e Përgjithshme maqedonase në Toronto të Kanadës ka organizuar manifestim tradicional ‘Ngritje të flamurit të Maqedonisë’. Cermonia e nderit u mbajt para Komunës së qytetit të Torontos, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Në këtë ceremoni ishin të pranishëm Konsullori i përgjithshëm i Maqedonisë në Toronto, Jovica Pallashevski dhe shumë zyrtarë të tjerë. Në nder të 25 vjetorit të pavarësisë së Maqedonisë, më 24 shtator 2016, Pallashevski do të organizojë edhe pritje solemne. /Telegrafi/

Exit mobile version