Në fshatin olimpin në Rio de Janeiro të Brazilit është ngritur flamuri i Maqedonisë. Notuesja Anastasija Bogdanovski është e para sportise e Maqedonisë që përmes SHBA-ve, ka arritur në këtë fshat, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Bogdanovski do ta mbajë flamurin e Maqedonisë, në hapjen solemne të lojrave olimpike verore, që do të fillojnë nesër mbrëma.
Në ceremoninë e ngritjes së flamurit të Maqedonisë në Rio, ishin të pranishëm ambasadori i Maqedonisë në Brazil, Ivica Bocevski dhe shefi i delegacionit olimpik, Vlladimir Bogoevski.
Përndryshe, në lojrat e 31-ta verore olimpike në Rio, Maqedonia do të merr pjesë me gjashtë sportisë, ndër të cilët edhe shqiptarja Drita Islami./Telegrafi/