Site icon Telegrafi

Flamuri kuq e zi valon midis Beogradit (Foto)

Një flamur shqiptar me hartën e Shqipërisë Etnike që valoi javë më parë mbi stadiumin e Beogradit, acaroi marrëdhëniet shqiptaro-serbe edhe ashtu të tendosura, sa për pak nuk e anuloi vizitën e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama në Beograd, të paraparë shumë kohë para ndeshjes së futbollit.

Por sot, flamuri shqiptar është vendosur vetë nga autoritetet e këtij shteti, rrugëve të kryeqytetit serb, transmeton lajmi.net.

Rama po realizon një vizitën historike atje, e ardhur 68 vite pas vizitës së ish liderit komunist të shtetit shqiptar, Enver Hoxha.

Marrëdhëniet shqiptaro-serbe, më të tendosurat mes fqinjëve të rajonit të Ballkanit, po tentohet të futen në një rrugë të bashkëpunimit.

Megjithatë, vizita e Ramës në Beograd, edhe pse po realizohet, ajo po bëhet në një klimë tensioni, ku deri në disa ditë para vizitën, nuk kanë munguar deklaratat thumbuese të dy kryeministrave, Rama dhe Vuçiq, drejtuar njëri-tjetrit. /lajmi.net/


 

Exit mobile version