Telegrafi

Flamuri i Kosovës, Shqipërisë e SHBA-së japin pamjen festive në shesh, në prag të 16-vjetorit të pavarësisë

Qytetarët e Kosovës të shtunën, më 17 shkurt festojnë 16-vjetorin e pavarësisë, ndërkaq tashmë sheshi “Nënë Tereza” ka marr pamje festive.

Sheshi është dekoruar me flamuj të shtetit të Kosovës, Shqipërisë dhe Amerikës, ndërkaq këtë vit “Kosovë ne të dalim zot”, është mbishkrimi që është vendosur në logon zyrtare shtetërore.

“Logoja zyrtare shtetërore për shënimin e 16-të vjetorit të Pavarësisë dhe programi i plotë i manifestimeve shtetërore për shënimin e 16-vjetorit të Pavarësisë, 26-vjetorit të Epopesë së UÇK-së dhe 25-vjetorit të Çlirimit të Kosovës”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu, Qeveria ka publikuar edhe planin për aktivitete që do të mbahen me rastin e shënimit të 16 vjetorit të pavarësisë. /Telegrafi/