Telegrafi

Flamuri i Kosovës së shpejti edhe në rripin e WBC-së

Boksierët në të kaluarën kanë qenë krenaria e sportit të Kosovës.

Megjithëse viteve të fundit nuk po kemi rezultate kulmore, Federata e Boksit të Kosovës është mjaft e angazhuar në rrafshin ndërkombëtar.

Së fundi, FBoxK është angazhuar për të shtuar flamurin e Kosovës në rripin e kategorisë së WBC-së.

Federata ndërkombëtare e boksit profesionist, përmes presidentit Maurico Sulaiman ka uruar për festat e fundvitit, kryetarin e federatës sonë, Nexhmedin Zekën.

Kjo vjen pas angazhimit të madh të Federatës që flamuri i Kosovës të jetë përkrah flamujve të shteteve tjera në rripin e World Boxhing Champion.

Federata e Boksit e Kosovës ditë më parë dërgoi boksieret e të gjitha grupmoshave të djemve dhe vajzat për përgatitje bazike në Durrës.

Ndryshe, Federata e Kosovës është duke punuar në projekte të ndryshme të boksit si dhe organizimin e disa garave ndërkombëtare. /Telegrafi/