Site icon Telegrafi

Flamuri kombëtar shqiptar valon në Kumanovë

Shoqata kulturore artistike Bajram Shabani nga Kumanova në bashkëpunim me Shoqatën kulturore artistike Minatori nga Prishtina, në Kumanovë, afër tregut të gjelbër sot të veshur me veshje kombëtare dhe me flamurin kombëtar zbukuruan qytetin e Kumanovës, transmeton zhurnal.mk

Qindra qytetar u ndalën për t`u kënaqur me vallet dhe këngët shqiptare , aktivitete këto që i mungojnë shumë qytetit të Kumanovës.

Një kalimtar i rastit për zhurnal.mk tha:” Kënaqem kur shoh flamurin kombëtar shqiptar në mes të qytetit tonë. Shpresoj se këto aktivitete do të shtohen edhe në të ardhmen”.

Exit mobile version